Pas arrestimit të 31 personave në fazën e parë të hetimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Tiranë, grupi hetimor do të verifikojë dëmtimet që kanë pësuar objektet shtetërore dhe kryesisht shkollat dhe kopshtet e kryeqytetit.

Disa prej këtyre objekteve i ishin nënshkruar rikonstruksionit vitet e fundit edhe pse u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit bashkë me pallate dhe banesa private në zonat e Vorës Kasharit dhe Farkës.

Hetimi do të shtrihet në personat përgjegjes të institucioneve që kanë marrë në dorëzim dhe kanë kryer kolaudimin e institucioneve ndërsa në hetim do të jenë edhe firmat ndërtuesee që kanë kryer punimet.

Nga ana tjetër dy prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, Erjon Imeraj dhe Alket Mersini, të cilët që prej datës 27 nëntor kanë marrë në dorë hetimin për dëmtimet e tërmetit të datës 26 nëntor, kanë dorëzuar kërkesat për masat e sigurisë për 31 të arrestuarit.

Për shumicën e tyre është kërkuar masa e sigurisë arrest me burg ndërsa masa më të lehta janë kërkuar për të arrestuarat gra apo dhe ata që kanë probleme shëndetësorë.

Për këto dy kategori akuza ka kërkuar caktimin e masave të buta të sigurisë, “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”, ndërsa një numër jo i vogël i personave të tjerë të arrestuar do të përballen në gjykatë me kërkesën e dy prokurorëve Mersini e Imeraj për caktimin nën masën “arrest me burg”.

Avokatët mbrojtës do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të akuzuarve, pasi pretendojnë se nuk ka prova për mbajtjen e tyre nën arrest, ndërsa ne disa raste sipas avokatëve vepra për të cilën akuzohen të pandehurit është parashkruar.

Artikulli paraprakMARRËDHËNIE INTIME NË NJË PARKING PUBLIK, DALIN PËRPARA LIGJIT OFICERI I POLICISË DHE GRUAJA E ISH-FUTBOLLISTIT
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN SHIFRAT ZYRTARE TË GRUMBULLUARA NË NDESHJEN E BAMIRËSISË