Pas arrestimit të 9 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Shkodrës ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Spahia thekson se simboli i shkaterrimit te shendetesise shqiptare Ilir Beqja vijon te jete i lire e madje ne parlament.

Postimi i plote

Akuzohen mjeket dhe arrestohen per abuzime, ne nje kohe kur simboli i shkaterrimit te shendetsise shqiptare Ilir Beqja eshte ende i lire e madje ne parlament.

Njeriu qe shpiku formen me spektakolare te vjedhjes ne shendetsi, PPP , per te cilat opozita ka bere me qindra denoncime publike dhe nje padi ne prokurori,

vazhdon te sfidoje me mandatin e deputetit cdo mjek te ndershem qe nuk ka medikamente ne perdorim per pacientin e tij,

cdo te semure qe eshte endur spitaleve pa barnat e kimioterapise. Sigurisht qe Beqes nuk mund ti hynte gjemb ne kembe sepse eshte vetem nje zbatues i devotshem i vizionit te mbrapshte te Rames per shendetesine publike.

Dhe e keqja ne shendetsi vazhdon. Ministrja e rradhes sigurisht qe vetem do thellonte abuzimet dhe mungesat ne shendetsi duke i shkaktuar nje dem buxhetit te shtetit deri ne 10 milion euro ne vit vetem nga vonesa e listes se barnave.

Si profesionist i fushes e shoh me shqetesim pasojen e ketij “aksioni te bujshem ” te prokurorise se Shkodres, faktin qe sot Spitali Rajonal i Shkodres eshteh praktikisht i pamundur te ofroje sherbim per qytetaret shkodrane dhe me gjere.

Mjeket e arrestuar nuk jane vecse nje alibi mediokre per te fshehur burimin e vertete te kesaj afere korruptive,

Ministrine e Shendetesise e cila kurrsesi nuk duhej te aprovonte blerjen e pajisjeve mjekesore ne nje kohe qe dinte mire gjendjen aktuale dhe aktivitetin mujor te repartit te hemodinamikes ne spitalin e Shkodres.

Asnje farse e ideuar nga Rama dhe ministrja e tij nuk e permirsojne dot imazhin e shemtuar te “shendetesise falas”.

Artikulli paraprakARRESTOHET JURISTI I HIPOTEKËS NË SHKODËR, NË PRANGA DHE 3 PERSONA TË TJERË
Artikulli tjetërBASHA SOT NË KONFERENCËN BALLKANIKE, PËR ÇFARË DO FLASË