Arrestohen 10 shqiptare dhe serbe që” vallëzonin” në klubet e natës në Tetovë

Dhjetë shtetase të huaja të moshës 19 deri 38-vjeçe janë arrestuar për shkak të qëndrimit pa leje, gjatë aksionit të mbrëmshëm në disa objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar, njoftoi MPB-ja maqedonase. Sipas të dhënave, policia ka bërë kontrollë në disa objekte ku ka zbuluar gjashtë shtetase nga Shqipëria dhe katër serbe, në Zhelinë, Çegran dhe Bogovinë. Vajzat janë zënë duke punuar ilegalisht prej orës 23 deri në 03:30. Të gjitha janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës.

Artikulli paraprakMBYTET NË LUMË 55-VJEÇARI, POLUMBARËT NË KËRKIM TË TRUPIT
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR NJE 49 VJECAR NE LAGJEN “PARTIZANI” NE SHKODER.DYSHOHET SE KA VARUR VETEN