Mbytet në lumë 55-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

Një 55-vjeçar është mbytur në ujërat e Lumit Fan në Mirditë.Fran Bardhi po punonte në afërsi të lumit kur është marrë nga rrjedha e ujit, e cila erdhi në mënyre të menjehershme nga HEC-i që po ndërtohet në këtë zonë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunes në fshatin Ndërfanë, ndërsa trupi i viktimes nuk është gjetur ende. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se ka kërkuar ndihmen e polumbarëve të forcave RENEA për të gjetur trupin e 55-vjeçarit. Që prej orëve të para të mëngjesit të dites së sotme polumbaret të ndihmuar dhe nga familjare dhe banorë të zones kanë nisur kerkimet në të gjithë gjatësinë e lumit, por pa mundur që të bien në gjurmet e viktimes. Dyshimet janë se prurjet e shumta të lumit mund ta kenë sjellë trupin e 55-vjeçarit në zonen e Rubikut, ndaj dhe polumbaret pritet që ti zhvendosin kërkimet në këtë zonë.

Artikulli paraprakOPERACIONI “BLICI RRUGOR”, I SHTRIRË NË 12 QARQET E VENDIT,KA VIJUAR EDHE GJATË DITËS SË SOTME
Artikulli tjetërARRESTOHEN 10 SHQIPTARE DHE SERBE QË “VALLËZONIN” NË KLUBET E NATËS NË TETOVË