Sulmet në Stamboll – Arretohen 118 eksponëntë të HDP, u jepet lamtumira 44 viktimave

Autoritetet turke kanë arrestuar 118 eksponentë të Partisë Demokratike Popullore pro kurde HDP, një veprim që pason dy sulmet tragjike të Stambollit që shkaktuar 44 viktima. Arrestimet janë kryer në Ankara, Stamboll , Adana etj. Sakaq në Stamboll u dha lamtumira për 44 viktimat e sulmeve, ku i pranishëm ishtë presidenti i Republikës Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministri Binali Jildirim. 118 eksponentë të Partisë Demokratike Popullore pro kurde HDP janë arretsuar në Turqi pas dy sulmeve që goditën Stambollin dhe që shkaktuan 44 viktima. Sulmi është marrë përsipër nga grupi Tak, degë e pavarur e PKK. Sipas të përditshmes turke Hurriyet, mes të arrestuarve janë edhe udhëheqësit provincialë të Partisë në Stamboll dhe Ankara. Njësia anti terrorizmit ka kryer pesë operacone kontrolli e bastisje në selinë e partisë, duke sekuestruar kompjutera dhe dokumente të ndryshme. Gjysma e arrestimeve u krye në provincën Mersin, në juglindje të vendit, ndërsa pjesa tjetër e operacioneve është bërë mes Stambollit, Ankarasë, Adanas dhe Manise. Në province e kryeqytetit turk u arrestuan 17 anëtarë të HDP, përfshirë sekretarin e krahinës Ibrahim Binici. Kurse në Stamboll numri i të arrestuarve është 19, përfshirë sekretarin e provincës së Stambollit , Aysel Guzel. Kreu i Partisë Demokratike Popullore pro kurde Selahattin Demirtas ka dënuar ngjarjen, duke e quajtur masakër. “I bëj thirrje shoqërisë dhe popullit tonë të qëndrojë i bashkuar dhe të mos braktisur shpresat tona për paqe, të cilat i kemi ndërtuar mbi vlera të shenjta sado të vështira qofshin rrethanat”, deklaron Dimirtas, i cili u ndalua një muaj më parë me akuzën e terrorzimit në mbështetje të partisë së kurdëve të kurdisatnit. Sakaq në Stamboll u dha lamtummira për 44 viktimat e sulmeve të dy ditëve më parë.

Artikulli paraprakGARONIN NË MES TË RRUGËS, FERRARI PËRPLAS GJASHTË KËMBËSORË
Artikulli tjetërMIRATOHEN SHTESAT NË BUXHET PËR KUVENDIN, PRESIDENCËN, PARTITË