Londër, garonin në mes të rrugës, Ferrari përplas gjashtë këmbësorë

Gjashtë kalimtarë kanë ngelur të lënduar në një rrugë në Londër, pasi u përplasën nga një Ferrari. Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i makines ka qenë duke garuar me një automjet “Range Rover” para se të humbte kontrollin duke u ngjitur në trotuar ku përplasi këmbësorët. Përplasja ishte më e rëndë për njërin prej tyrë që e hodhi matanë parmakëve të urës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në rrugën “Battersea Park”, në jug-perëndim të qytetit të Londrës. Shoferi ndaloi menjëheri dhe qëndroi aty, ndërsa të lënduarit u dërguan në spital ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU LETËR ASSAD
Artikulli tjetërARRESTOHEN 118 EKSPONËNTË TË HDP,U JEPET LAMTUMIRA 44 VIKTIMAVE