Arrestohen 6 rekrutues të ISIS në Shën Pjetërburg

Gjashtë persona janë arrestuar në Shën Pjetërburg të Rusisë nën dyshimin se po rekrutonin njerëz në radhët e Shtetit Islamik dhe planifikim sulmesh terroriste. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet ruse, sipas të cilave të arrestuarit janë nga Azia Qendrore dhe kanë intensifikuar aktivitetin e tyre që prej nëntorit të kaluar. Për momentin nuk ka prova që ata të kenë lidhje me Akbarzhon Jalilov, një rus me origjinë kirgize, i konsideruar si autori i sulmit të së hënës që u mori jetën 14 personave dhe vrau 50 të tjerë. “Të ndaluarit po rekrutonin emigrantë të tjerë nga Azia Qendrore në Shën Pjetërburg për të kryer sulme terroriste dhe për t’iu bashkuar grupeve të armatosura”, thuhet në një deklaratë. Materiale të lidhura me ekstremizmin islamik u gjet gjatë kontrollit të banesave të tyre, vijon njoftimi zyrtar, i cili nuk jep detaje të mëtejshme. Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për sulmin në metro, për të verifikuar motivet e autorit dhe nëse ka pasur lidhje me lëvizjet radikale.

Artikulli paraprak75 MILIONË LEKË PËR PISTËN E ATLETIKËS NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërFTESA E RAMËS PËR DIALOG, BASHA MBLEDH ALEATËT NË SELINË E PD-SË