Ftesa e Ramës për dialog, Basha mbledh aleatët në selinë e PD-së

Ftesa e Edi Ramës për dialog e artikuluar qartë dy ditët e fundit, ka bërë që kryetari i PD, Lulzim Basha të mbledhë aleatët e koalicionit të djathtë në selinë blu. Në fokus të takimit ka qenë pikërisht situata politike. Mësohet se në mbledhje është biseduar konkretisht për qeverinë teknike, ku edhe është projektuar figura e kryeministrit të kësaj qeverie tranzitore. Burime pranë mbledhjes bëjnë të ditur se Basha dhe aleatët kanë rënë dakord që kryeministri i qeverisë teknike të jetë një figurë jopolitike.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 6 REKRUTUES TË ISIS NË SHËN PJETËRBURG
Artikulli tjetërKAPEN ME 1 MILION EURO DROGË, 3 SHQIPTARË NË PRANGA