Një i ri nga fshati “Pishkash” i Librazhdit ka rënë në prangat e policisë me akuzën e vjedhjes. Policia kanë arrestuar shtetasin E. M, 19 vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Ky shtetas është kapur në flagrancë pasi ka vjedhur në Librazhd, një dyqan në pronësi të shtetasit Sh.V.,ku kishte vjedhur nje sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Artikulli paraprakTRAFIKONIN KLANDESTINË ARRESTOHEN TË RINJTË
Artikulli tjetërVAU DEJES: VDES 12 VJEÇARJA PASI KISHTE KONSUMUAR FOTOKSINE