Policia e Fierit ka vënë në pranga dy të rinj nga Tirana për trafikim të klandestinëve.
Unifomat blu fillimisht kanë vënë në pranga Mikel Hoxhën, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ‘1Maji’ Fier, është kapur me automjetin e tij tip ‘Opel’ duke transportuar 4 shtetas sirianë të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.”

Ndërkohë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier u arrestua edhe Xhuljan Bullari, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap duke transportuar 3 shtetas Sirianë me automjetin e tij tip “Lancia”, të cilët kishin hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.

Artikulli paraprakGODET NË FYTYRË KOLEGEN, PROCEDOHET PENALISHT
Artikulli tjetërARRESTOHET 19 VJEÇARI, VODHI NË NJË DYQAN