Arrestohet autori i dytë i tentativës së vrasjes së një 21 vjeçari në qytetin e Shkodrës më 30 mars 2017.

Personi i arrestuar është Fatjon Gokaj i cili ishte shpalliur në kërkim. “Ndalimi i tij u bë pasi me datë 30.03.2017, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Besmir Arrsi, i arrestuar ditën e ngjarjes, kanë tentuar të vrasin më armë zjarri shtetasin N. P” informoi sot policia e Shkodrës Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve më 30 mars 2017, Rreth orës 10: 40 minuta të asaj dite, Fatjon Gokaj dhe Besmir Arrsi tentuan të vrasin 21 vjeçarin e identifikuar me inicialet N. P në rrugën e Tepes, pranë një lokali. Besmir Arrsi, u arrestua teksa po largohej. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë. Policia deklaroi atëherë se kishte dyshime se konflikti kishte ardhur për motive të dobëta”

Artikulli paraprakKËTË JAVË MBYLLET RIVLERËSIMI PROFESIONAL I PROKURORËVE KANDIDATË PËR KLP E KED
Artikulli tjetërVETTINGU, LLALLA TAKON PROKURORËT E RRETHEVE: MBËSHTETJE PROCESIT