Është arrestuar personi i dyshuar si autori i atentatit të kryer këtë të shtunë me armë zjarri në mes të Shkodrës, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Aurel Ahi, 25 vjeç dhe banues në lagjen “Guerrile” të Shkodrës. Sipas burimeve, Ahi është arrestuar në qytetin e Krajës në Malin e Zi, ku ishte arratisur pak pas kryerjes së atentatit, falë shkëmbimit të fotove sinjalistike mes policive të dy vendeve.

Sipas dëshmive, një djal i ri i veshur me kanatiere dhe me kapele ka hyrë në një local ne malin e zi ku ka kërkuar ujë. Teksa të personat që ndodheshin aty kanë konstatuar njolla gjaku kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas tyre, autori u ka thënë se ishte nga Lezha dhe se kishte pasur një problem ndaj dhe ishte gjakosur por kjo nuk i ka bindur at ate cilet kane kontaktuar me policine.

Aurel Ahi nuk ka bërë rezistenc në momentin e arrestimit. Ai u gjet në gjendje të lodhur dhe i gjakosur pasi kishte kaluar kufirin mes shkurreve. Burime nga policia e shkodres bejne me dije se autori i dyshuar i ngjarjes ka mberritur ne komisariat dhe jane kryer proceduarat ligjore ne lidhje me te.

Ndërkohë, sa u takon motiveve të atentatit të ndodhur përpara teatrit “Migjeni”, hetuesit nuk kanë hedhur ende dritë, por dyshohet që shkak të jetë bërë një debat i ashpër por për motive të dobëta mes autorit dhe shënjestrës së tij, shtetasit Dion Lisi.

Familjarët e të plagosurit, të marrë në pyetje nga policia kanë deklaruar se djali i tyre nuk ka pasur ndonjë përplasje së fundmi. Ndërsa familjarët e autorit kanë thënë se ditët e fundit Aureli kishte shfaqur shenja agresiviteti për motive ende të paqarta.

Artikulli paraprak“DIGJET” BËRDICA, U RREZIKUAN BANESAT
Artikulli tjetërDURRËS, TRENI PËRPLAS KALIMTARIN