Pasditja e së shtunës nuk kaloi e zakontë për banorët e Bërdicës në Njësine Administrative me të njëjtin emër, pasi flakët e zjarrit shkrumbuan sipërfaqe të mëdha me shkurre, duke rrezikuar seriozisht edhe një banesë, tek e cila po të mos ndërhyhej në kohë, mund të djegur plotësisht.

Pas luftës së kotë disaminutëshe të banorëve me flaket me anë te mjeteve rrethanore, në vend ngjarje mbërriti shërbimi i zjarrëfikës që ringjalli shpresën se kjo ngjarje mund të mbyllej pa pasoja të rënda.

Edhe forcat e shumat policore, të cilët mbanin në monitorim situatën ishin të pranishme që prej momentin që ishin lajmëruar. Sa i takon shkakut të zjarrit, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e tempreaturave të larta, por uniformat blu nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë zjarrëvenieie të qëllimshme.

Fatmirësiht kjo ngjarje mbyllet pa pasoja të rënda, por nëse tregohemi të pakujdesshëm situta të tilla edhe mund të përsëriten duke u favorizuar edhe nga i nxehti. Prandaj njoftoni në numriat 128 osë 129 sado pak tym që të shihni, pasi nga e vogla lind e madhja.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË PLAZH, MBYTEN TRE ANËTARË TË SË NJËJTËS FAMILJE
Artikulli tjetërARRESTOHET AUTORI I PLAGOSJES SË TREFISHTË