Arrestohet autori i vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Arraj mesditën e djeshme në Dukagjin. Autori është arrestuar në zonën e Shoshit. Arraj u vra me armë zjarri në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit.

55-vjeçari jetonte në Shkodër, ndërsa kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit. Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.

Mbrëmjen e djeshme fshati u blindua nga forca të shumta policie.Motivi ende mbetet mister se përse u ekzekutua.

Artikulli paraprakSHPËRNDANTE DROGË AFËR SHKOLLAVE, PRANGOSET 23-VJEÇARI NGA LEZHA
Artikulli tjetërSHKODER, MARRIN PAFAJESINE ARMIR GRIMA, NELSON HYSA DHE FABJOL REXHEPI