Arrestohet dhe nipi tjetër i ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Samuel Ndoka 18 vjeç akuzohet se së bashku me Danjan Ndokën dhe disa persona të tjerë nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku. Vetë drejtori për Krimet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari doli në një konferencë për median për të njoftuar arrestimin e tij “18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D. “ 18 vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Artikulli paraprakKRYEMADHI: RAMA TE DOREZOJE LOLON !
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 4 MAKINA LUKSI ME VLERË 200 MIJË EURO