Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar me strukturat në Shkodër, ku tha se LSI është e vendosur të “demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal.

“Rama është kthyer në një lolo televizionesh, të dorëzojë Lolon dhe të lërë drejtësinë të bejë punën e saj. LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithe zinxhirin kriminal”, tha Kryemadhi. Ajo tha se gjendja e varfërisë dhe e papunësisë në Shqipëri është alarmante. “Qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria mendon më shumë për oligarkët, se për qytetarët dhe të rinjte e papunë. Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, për t’ia u dhënë oligarkëve. Me këto para do të ishin financuar 70. 000 vende të reja pune”, është shprehur Kryemadhi.

Artikulli paraprakROLI I MEDIAS DHE PAVARËSIA E TYRE
Artikulli tjetërARRESTOHET DHE NIPI I DYTË I ISH-DEPUTETIT ARBEN NDOKA