Një 25 vjeçar nga Maqellara e Dibrës i kërkuar në Itali për një vrasje të ndodhur në 2015 është arrestuar informon sot policia e shtetit.

Behet fjalë për Argit Turshillën, lindur në Maqellarë të Dibrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian. Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.

Ngjarja:Bëhet fjalë për vrasjen e një sipërmarrësi në fushën e bujqësisë Pasquale Guarino, i cili humbi jetën më 23 shtator 2015 gjatë tentativës së grabitjes e projektuar nga punëmarrësi i tij, Roland Turshilla.

“Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G

Roland Turshilla ndodhet i arrestuar prej tetorit 2017. Sipas mediave italiane Rolandi ka dhënë detaje lidhur me lëvizjet që bënte sipërmarrësi

Dy vjet më parë, sipërmarrësi italian në fushën e bujqësisë Pasquale Guarino do të vritej nga dy shtetas shqiptarë për xhiron ditore prej 3000 eurosh.

I gjithë plani i grabitjes ishte mirëorganizuar nga punëtori i tij shqiptar që kishte punësuar në fermë.
Ngjarja u regjistrua pasditen e 23 shtatorit të 2015 në komunën Santa Maria Capua Vetere

në provincën e Casertas, ku sipërmarrësi italian u qëllua për vdekje me tre plumba ndërsa vrasësit po tentonin ti grabisnin xhiron e përditshme të shitjes së prodhimeve bujqësore.

Pas më shumë se dy vitesh hetime, policia italiane ka mundur të vërë në pranga dy autorët e vrasjes së 56 vjeçarit.

Organizatori, Roland Turshilla do të arrestohej në tetor të 2017 në territorin italian.
Ndërkohë Argit Turshilla u arrestua sot në Dibër me akuzën e vrasjes dhe vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakEMRI I SHQIPTARIT TË VDEKUR NË ITALI, NJËSOJ SI VIKTIMA E TRAGJEDISË NË VELIPOJË
Artikulli tjetërOPERACION KUNDËR BOSËVE SHQIPTARË TË DROGËS: 21 TË ARRESTUAR