Policia greke ka shkatërruar një bandë traãkantësh droge, e cila mbahet përgjegjëse edhe për disa vjedhje në distriktin e Exarchias në Athinë.

Operacioni i gjerë policor që solli arrestimin 21 personave, shumica prej të cilëve shqiptarë, mësohet se është zhvilluar orët e para të mëngjesit të së premtes.

“Protothema” raporton se synimi i shqiptarëve që trafikonin kokainë dhe kanabis ishte të bëheshin “baronë” në kryeqytetin grek. Sipas “Kathimerini”, policia nuk ka dalë ende më një njoftim për media lidhur me detajet e operacionit dhe të personave të vënë në pranga.

Artikulli paraprakARRESTOHET DIBRANI, NË 2015 AKUZOHET SE VRAU SIPËRMARRËSIN ITALIAN
Artikulli tjetërGODITET GRUPI I DROGËS, SEKUESTROHEN 5.5 KG HEROINË, 4 TË ARRESTUAR