Policia e Suedisë ka arrestuar Skënder Shehun, djalin e ish kryeministrit shqiptar gjatë periudhës komuniste Mehmet Shehut.

Arrestimi i Skënderit është bërë një muaj më parë, por se sot u publikua lajmi. Shehu u arrestua pasi në banesën e tij iu gjet një sasi marijuane. Droga u gjet në një banesë të marrë me qera nga ana e Shehut dhe e një tjetër shtetasi të huaj. Autoritetet suedeze do të vijojnë hetimet për dyshimet për drogë për djalin e ish kryeministrit shqiptar.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakARRIHET MARRËVESHJA, ZGJIDHET TRAJNERI I RI I KOMBËTARES SË FUTBOLLIT ITALIAN
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LAÇ, VDES NJË PERSON