Një 19-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i 5 vjedhjeve të banesave të ndodhura katër muajt e fundit.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale A.Sh., i dënuar më parë për vjedhje.
“Më datë 17.02.2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit K. D., shtetasi A. Sh., ka vjedhur mjete të ndryshme pune e pajisje hidraulike, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po në këtë datë, ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në banesën fqinje në pronësi të shtetasit G. L”, sqaron policia.

Vjedhjet e tjera të dokumentuara
Më datë 18.01.2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit A. D., është vjedhur një motorcikletë e markës “Honda” pa targa, si edhe pajisje elektroshtëpiake.
Më datë 05.12.2019, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit M. K., janë vjedhur pajisje hidraulike.

Më datë 19.11.2019, në fshatin Vërdovë, në banesën e shtetasit O. Xh., është vjedhur 1 televizor plazma.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Vjedhja, kryer më shumë se një herë”.

Artikulli paraprakSHKODËR, NXËNËSIT E MEDRESESË BISEDË ME ÇIFTIN ALIJA
Artikulli tjetërVIDHNIN BANESAT ME DHUNË, VIDEOJA TRADHËTON 4 SHQIPTARËT