Një grup grabitësish shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle.

Katër të akuzuarit u arrestuan në fundjavë në territorin bask të Alavas për akuzën e të paktën dhjetë vjedhjeve me dhunë të banesave.

Grupi i shqiptarëve ishte aktiv në zonë dhe vepronte me metodologji të sofistikuar paraushtarake e vigjilence për t’i shpëtuar gjurmimit nga policia, shkruan portali spanjoll Noticias de Alava.

Në këtë mënyrë, autorët ditë më parë kishin rezervuar vendqëndrime me internet me pretendimin se donin të vizitonin destinacione turistike si Barcelona.
Realisht ata dilnin natën dhe udhëtonin me makinë në rrethinat fqinje, ku godisnin shënjestrat e tyre.

Në banesën e të dyshuarve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publike, agjentët zbuluan 2 mijë euro, dollarë dhe monedha domenikane, si edhe objektet e denconcuara si të vjedhura nga viktimat e mëparshme.

Mes sendeve të grabitura ishin edhe gjashtë automatikë të papërdorur “Kallashnikove”.
Kamerat e sigurisë kanë fokusuar shqiptarët në momentet e grabitjes.

Katër shqiptarët kanë një listë me precedentë penalë dhe po hetohen për vjedhje të tjera në vend, ndërsa 2 gra shqiptare shoqëruese të tyre janë liruar pas marrjes në pyetje.

Artikulli paraprakARRESTOHET HAJDUTI I BANESAVE
Artikulli tjetërSHERR MES SHQIPTARËVE DHE PAKISTANEZËVE NË GREQI