Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 26 vjeç, i cili ishte deportuar për në Shqipëri në vitin 2016, por që kishte rihyrë sërish në mënyrë të paligjshme. Ai dyshohet si autori i disa vjedhjeve të ndryshme në Lombardi.

Shqiptari u ndalua gjatë një postblloku të policisë. Më pas, gjatë një kontrolli në banesën e tij autoritetet gjetën 4 mijë euro dhe shumë objekte me vlerë si, ora, piktura të vjetra, argjend dhe byzylykë ari. Disa prej objekteve të gjetura rezultonin se ishin vjedhur nga një apartament në provincën e Bergamos.

Por ajo që habiti mediat italiane ishte fakti se shqiptari pavarësisht se kishte hyrë i paligjshëm në Itali frekuentonte palestrën, universitetin dhe klubet sociale. Ai gjithashtu mburrej me Masterin dhe specializimin që kishte bërë në universitetin Bocconi të Milanos për politika ekonomike

Artikulli paraprakME MAKINË LUKSOZE, 27-VJEÇARI PËRPLAS 62-VJEÇAREN
Artikulli tjetërSOT NIS KUVENDI, PD E PS MBLEDHIN GRUPET PARLAMENTARE NË ORËN 9