Një 35-vjeçar i dënuar për vrasje ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
I arrestuari është shtetasi Ervis Sinella, banues në Kavajë.

Policia thotë se “shtetasi i mësipërm është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës (vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë) me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale ”Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar në nenet 83 dhe 278/2 të Kodit Penal”.

Ngjarja ka ndodhur me 5 gusht 2009 në lagjen Nr.11, ku Sinella për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.S.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rrethanat e ngjarjes
Në datën 05.08.2009, rreth orës 02.00, viktima Emiljano Sula së bashku me shokët Indit Sula, Sokol Gjoni dhe një tjetër i paidentifikuar kanë shkuar me makinën tip benz të viktimës tek Lokali “Coco Bongo” përballë Prokurorisë Durrës ku kishte muzikë dhe balerina që kërcenin.

Administrator i lokalit ka qenë shtetasi Fundim Dedja dhe shoku i tij i gjykuari Ervis Sinella.

Viktima ka kërcyer me njërën nga balerinat Engjellushe Brasha, me të cilën ka pasur njohje. Ai ka pirë sasi të madhe alkooli dhe ka kërcyer e ngacmonte me sms Engjellushen, e cila lajmëroi pronarin Fundim Dedja. Ky i fundit ka veçuar viktimën dhe i ka thënë të dilte.

Ata janë konfliktuar me fjalë e goditje dhe viktima ka dalë jashtë, ka shkuar tek mjeti benz dhe ka marrë një pistoletë e ka qëlluar drejt shtetasve Fundim, Ervis Sinella, Mentor Himolli.

Këtyre gjuajtjeve i është përgjigjur me armë i gjykuari Ervis Sinella dhe rezulton se ka humbur jetën viktima Emiljano Sula. I gjykuari është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me armën.

Në vendngjarje janë gjendur 4 gëzhoja të qitura nga pistoleta TT e viktimës dhe 7 gëzhoja të tjera që mendohet të jenë të armës së të gjykuarit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONCERT VIZATIMOR MES FRANCËS DHE SHQIPËRISË
Artikulli tjetërBIE NGA MASIVI GUROR, VDES 19-VJEÇARJA