Mat/ Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari, i cili ishte në kërkim për 2 vjedhje argjendarie ne Burrel dhe Gjirokastër.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, në bashkëpunim dhe me DVP Shkodër, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim S. M., 48 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se me datë 20.12.2021, ka vjedhur sende floriri në një argjendari në qytetin e Burrelit.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së një argjendarie në qytetin e Gjirokastrës në datën 08.09.2021.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMASHTRIMI ME ‘CALL CENTER’, 60 PERSONA SHOQËROHEN NGA POLICIA, PRITEN ARRESTIME
Artikulli tjetërOPERACIONI “NORTH FOREX” NE SHKODER, ARRESTOHET MENAXHERI I SHPALLUR NE KERKIM