Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme.
Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin. 43-vjeçari ishte në kërkim me akuzën për vjedhje me armë.

Për këtë vepër penale, ai ishte dënuar në Itali në prill të 2005 me 11 vite dhe 3 muaj burgim për “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje”. Ai pritet që të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i plotë i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana ,arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale”Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA SHKRIMTARI ARBËRESH
Artikulli tjetërTRUPAT AMERIKANE HYJNË NË IRAK, GODITEN ME PATATE NGA BANORËT