Seksioni i luftës kundër narkotikëve në policinë e Tiranës arreston një person.

Bëhet me dije se është vënë në pranga mbrëmjen e sotme një person të shpallur në kërkim për aksidentimin e një personi dhe largimin nga vendngjarja. I arrestuari është Gazmir Tafaj. Policia thotë se me 5 shkurt 2016, Tafaj ka aksidentuar për vdekje me mjetin tip “Fiat” në Sanxhak shtetasin, M. P. Por gjatë kontrollit të banesës pas arrestimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 2.4 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Prokuroria e rrethit Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPROBLEMATIKAT E TË VERBËRVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërKOREA E VERIUT LËSHON RAKETËN ME RREZE TË GJATË