Arrestohet nëna e të burgosurit, i dërgoi fshehurazi marihuanë

Nëna e një të burgosuri në Elbasan, Flutur Kaçaniku, banore e këtij qyteti, është arrestuar nga policia, pasi po i fuste fshehurazi në burg të birit, marihuanë. Policia kreu arrestimin e saj në flagrancë në ambientet e burgut të Peqinit. Kur po i dërgonte ushqimet djalit të saj,E.K., i cili vuan dënimin për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, nënës gjatë kontrollit i është gjetur lëndë narkotike kanabis. Dosja e saj i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakE SËMURA MENDORE I VË ZJARRIN KANABISIT NË MES TË OBORRIT
Artikulli tjetër10 SHTETET ME FORCAT SPECIALE MË TË MIRA NË BOTË