Një grup shqiptarësh janë futur në mënyrë ilegale në malet e Greqisë për të mbledhur bimë atje, por policia e shteti fqinjë i ka arrestuar nënë akuzën e hyrjes së paligjshme në vend si dhe korrjes së paligjshme të bimëve.

Policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 12 thasë të mbushur me bimë të ndryshme të mbledhura në mënyrë të paligjshme në pyjet e vendit. Mediat shkruajnë se autorët janë shqiptarë që kanë hyrë në mënyrë ilegale duke mbledhur bimët atje. Me vete kishin marrë edhe tre mushka dhe tre kuaj, të cilat do të përdoreshin për të transportuar barërat e mbledhura. Mediat greke shkruajnë se një grup shqiptarësh kishin hyrë në malin e Konitsas, të cilët janë identifikuar nga departamenti i Rojës Kufitare të Mastorochoria, e cila po patrullonte në zonën Fourka. Oficerët e policisë zhvilluan kontrolle dhe gjetën 12 thasë të mbushur me barëra të mbledhura. Nuk përcaktohet numri i të arrestuarve, por mediat greke shkruajnë se bashkë me arrestimin e tyre janë konfiskuar edhe tre mushkat dhe tre kuajt. Kontrabandistët do të dalin përpara prokurorit të Kosturit nën akuzën e hyrjes së paligjshme në vend si dhe korrjes së paligjshme të bimëve. Greqia ka rregulla të ashpra në mbrojtjen e natyrës. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBERISHA: TË GJITHË TË PËRGJUAR, JA EMRAT
Artikulli tjetërRESHJET NE SHKODER, JA GJENDJA PRANE XHAMISE SE PLUMBIT