Xhamia e Plumbit është përmbytur nga uji. As investimi i bërë nga bashkia Shkodër për një tubacion që mundëson kullimin e ujit në raste të tilla nuk po e bën efektin e duhur.

Deri më sot ka patur edhe ndërhyrje të vogla por ende nuk ka ndonjë investim për mbrojtjen totale të xhamisë së plumbit. Në një monument shekullor me vlera të veçanta përmbytja e saj nga uji bën një kontrast të madh. Disa herë është thënë nga Prefektura e Qarkut Shkodër se uji nuk do të përmbyt më xhaminë e plumbit por vazhdon që të jetë e përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu. Uji ka kaluar nivelin e me derës hyrëse dhe fare thjeshtë është përmbytur dhe besimtarët nuk mund të falen. Xhamia e Plumbit e ndodhur në një situatë të tillë tregon se ndërhyrjet që janë bërë janë të pamjaftueshme dhe nuk janë bërë siç duhet për të shmangur përmbytjet nga uji. Imami i kësaj xhamie Mithat Myftia, një prej familjeve që kontribuoi për rihapjen e xhamisë në vitin 1990 shkruan në faqen e tij në Facebook se lënia në atë situatë është një turp për pushtetarët në të gjitha drejtimet.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË GRUP SHQIPTARËSH NË GREQI
Artikulli tjetërGJENDET I DEKOMPOZUAR TRUPI I NJË GRUAJE SHQIPTARE