Një polic i burgut të Vlorës është arrestuar pasi ka tentuar të fusë në burg një pincë në të cilën ishte bashkangjitur dhe një minikacavidë.

Kontrolli nga skaneri para marrjes së detyrës zbuloi mjetin e ndaluar që Hysni Nimet Mustafarai kishte fshehur në trup për ta futur në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë, më 2 mars 2018.

Mustafaraj kishte detyrën e punonjësit të policisë i rolit bazë në grupin e sigurisë dhe shoqërimit në këtë burg.
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë thote ne derklraten e saj se “Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara marrjes së shërbimit, iu gjet:

Një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm”. Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT KAPEN NË ROTERDAM ME 6.5 KG HEROINË
Artikulli tjetërVODHËN GRUPET E MOTORRAVE, PNAGOSEN DY PËRSONA