Vodhen në garazhin e një qyetetari dy grupe motorrash por kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës. Policia e këtij qyteti ka vënë në pranga dy të rinj me akuzën e vjedhjes.

Të arrestuarit janë K. Belaj 20 vjeç dhe E. M 17 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Policia ka kryer arrestimin e tyre pasi gjatë natës në lagjen ”Qeriba Dërri”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në depon e banesës së shtetasit V.E., dy grupe motorrash 50 kubik.

Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakARRESTOHET POLICI I BURGJEVE,TENOI TE FUSE MJETE TE NDALUARA
Artikulli tjetërSHERR ME THIKA MES SHQIPTARËVE ,DY TË PLAGOSUR