Arrestohet polici, pjesë e grupit të shitjes së drogës

Një punonjës i patrullës së komisariatit të Policisë së Durrësit është arrestuar sot nga SHÇBA. Fatmir Meço dyshohet se është pjesë e një grupi që merrej me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. “Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike” informon policia e Durrësit. Pjesë e dyshuar e këtij grupi dhe që ka rënë në pranga është Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona, A.M., 24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’’ Arrestimi i punonjësit të policisë Meço u bë pas një hetimi disa mujor. “Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.” Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike. Në banesën e shtetasit Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakREFORMA ZGJEDHORE, OSBE/ODIHR NIS TAKIMET ME POLITIKANËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërGJENDET NË OSUM TRUPI I PAJETË I 57-VJEÇARIT