Reforma zgjedhore, OSBE/ODIHR nis takimet me politikanët shqiptarë

Edhe pse të treja forcat politike falenderojnë kreun e misionit të ODIHR, Peter Tejler për raportin për zgjedhejt e 25 qershorit, vështrimet e tyre janë të kundërta. Në takimin me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ky i fundit i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit si më të mirat të zhvilluara në periudhën pas tranzicionit, pas marrëveshjes politike të 18 majit. Bushati vlerëoi ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore si dhe shpreson që fryma e konsensusit politik të vijojë deri në realizimin e saj. Nga ana e tij, ambasdori Tejleri falenderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen që i dha misionit për të kryer detyrën e tij. Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha 4 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, i shprehu vlerësimet kreut të misionit të ODIHR, Peter Tejler për përfundimet e raportit për 25 qershorit, i cili sipas liderit të selisë blu dokumentoi shqetësimet ngritura nga opozita. Basha vlerësoi që shqetësimet si shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhësit apo përdorimi i administratës në shërbim të pushtetit, janë tashmë pjesë e këtij raporti. Nga ana tjetër, Basha theksoi se reforma zgjedhore është prioritet për Partinë Demokratike dhe kërkoi që OSBE të asistojë me ekspertizë për këtë reformë në mënyrë që rekomandimet të implementohen, duke nisur nga votimi dhe numërimi elektronik Ambasadori Tejler zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, e cila vlerësoi po ashtu sensin realist të raportit ku konfirmohen një pjesë e problemeve si shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime, etj. Sa për reformën zgjedhore, konsensusi dhe transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor. Kryemadhi u shpreh se duhet të nisemi nga rekomandimet e ODIHR për të krijuar një sistem zgjedhor ku garantohet liria dhe barazia e vote

Artikulli paraprakMASHTRUAN 225 PERSONA PËR PUNË NË KANADA,18 VITE BURG NËNË E BIJË
Artikulli tjetërARRESTOHET POLICI,PJESË E GRUPIT TË SHITJES SË DROGËS