Arrestohet shqiptari me 57 kg droge ne makine

Një 26 vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia e Breshias në Itali gjatë një kontrolli rutinë, dhe gjithçka ka shkuar keq për të riun. 26 vjeçari ka përfunduar në pranga, pasi në makinën e tij janë gjetur plot 57 kilogramë drogë. I riu qarkullonte pa dokumenta të rregullta dhe lëvizjet e shpeshta të tij kishin ngritur një sërë dyshimesh. Policia e ka ndaluar gjatë një kontrolli rutinë dhe menjëherë ka vënë re shenjat e nervozizmit të të riut. Pas kontrollit u gjetën 4 pako marijuanë, që nëse do të shiteshin në tregun e pakicës do të gjeneronin 400 mijë euro.

Artikulli paraprakZBULOHEN 23 KG KANABIS E FSHEHUR NË NJË TUNEL
Artikulli tjetërKAPEN ME 2 KUINTALË DROGË, ARRESTOHEN TRAFIKANTËT SHQIPTARË