Kapen me 2 kuintalë drogë, arrestohen trafikantët shqiptarë

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga policia greke në Igumenicë dhe 3 shqiptarë janë arrestuar. Sipas mediave greke, autoritetet kanë sekuestruar 200 kilogramë kanabis sativa që po transportohej nga shqiptarët. Policia kishte marrë informacion për ngarkesën e lëndës narkotike që po transportohej dhe po mbanin në vëzhgim automjetin, raportojnë sot mediat lokale. Autoritetet greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e të arrestuarve pasi hetimet po vazhdojnë. Hetuesit thonë se kanë dyshime që në këtë rast trafiku të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Të arrestuarit po merren në pyetje nga policia greke.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI ME 57 KG DROGE NE MAKINE
Artikulli tjetërSHQIPTARIN E “ZBULON” ZJARRI, KAPET ME MBI 1 KG DROGË “AMNESIA JACK”