Itali, arrestohet shqiptari, fshihte kokainë në pyll

 

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Firenzes pasi u kap me 200 gramë kokainë. Sipas mediave lokale, shqiptari, identiteti i të cilin ende nuk bëhet i ditur është arrestuar në flagrancë teksa gërmonte pranë një ulliri në pyll, ku më pas u gjetën edhe 200 gramë kokainë. Shqiptari i arrestuar ka qenë i njohur edhe më parë nga policia italiane.Policia italiane ka ndjekur të gjitha lëvizjet e shqiptarit, deri në momentin e arrestimit. Policia i sekuestroi edhe një peshorë dhe një sasi parash prej 5 mijë eurosh. Mbi 36-vjeçarin shqiptar rëndon akuza e posedimit të drogës me qëllim trafikimi

Artikulli paraprakFESTA E ZOJES SE SHKODRES.MESHA SOLEMNE MBAHET NGA KARDINAL ERNEST TROSHANI
Artikulli tjetërKRYEPROKURORI I LEÇES FLET PER DROGEN DHE LIDHJET ME SHQIPERINE