Itali – Arrestohet “ujku” shqiptar në Peruxhia

Për më shumë se një viti, një 31 vjeçar shqiptar kishte “vizituar” shumë apartamente, por në pjesën më të madhe ato të banuara nga studentë. Qëllimi? Për t’i vjedhur kryesisht sendet me vlerë apo edhe kompjutera. Ai ishte arrestuar edhe katër herë të tjera për të njëjtën vepër penale, ndërsa “punën” e tij e kishte shtrirë kryesisht në Peruxhia të Italisë. Përfundimisht, ai ra në grackën e policisë, e cila arriti të mblidhte prova të mjaftueshme për të dërguar në burg banditin shqiptar. I konsideruar nga mediat italiane si “Ujku”, shqiptari ka mundur të rikthehej në Peruxhia duke kaluar ilegalisht kufirin në pjesën veriore. Ai ishte dënuar me kusht disa herë, por pavarësisht kësaj nuk kishte hequr dorë nga zakoni. Arrestimi i fundit është kryer vitin e shkuar, ndërsa në rastin e fundit, është denoncuar nga dy vajza, të cilat e kishin parë të hynte në dhomën e tyre.

Artikulli paraprakCALAIS,NDËRTOHET MURI KUNDËR EMIGRANTËVE ILEGAL, JO MË BRITANI
Artikulli tjetërVRITEN ATENTATORËT E PARISIT DHE BRUKSELIT