Calais, ndërtohet muri kundër emigrantëve ilegal, jo më Britani

Një tjetër mur në zemër të Europës. Në jo më pak se tre muaj kanë përfunduar punimet për ndërtimin e Murit të Madh të Calais. Ndërtimi i tij u pagua nga qeveria e Londërs për të ndaluar emigrantët ilegal të cilët kalojnë nga Franca drejt Britanisë. Shumë emigrantë ishin strehuar në Calais madje vendi cilësohej “xhungla” për shkak të kushteve të vështira të jetesës. Por pak para se të fillonte ndërtimi i murit të gjithë emigrantët u zhvendosën. Sic ishte paralajmëruar muri është 4 metra i lartë dhe i gjerë 1 kilometër është i bërë prej betony dhe i pajisur me kamera sigurie. Objektivi është të ndalohen të gjithë emigrantët e paligjshëm që përmes kamionëve drejtohen drejt Britanisë. Muri i ka kushtuar Britanisë 2.7 milionë euro.

Artikulli paraprakTURIZMI NË KRYE, NË VERË EKONOMIA PËRFITOI GJYSMË MILIARD EURO
Artikulli tjetërARRESTOHET “UJKU” SHQIPTAR NË PERUXHIA