Palët kanë arritur dakordësinë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas diskutimeve, opozita ra dakord që në dy raundet e ardhshme të propozojë për zgjedhjen e presidentit.

“Si më the a keni besim tek ju? Jo. Ju deshët të merrnit presidentin e federatës, le më këtë. Nuk jeni fare për t’ju testuar në këtë pikë. Ne flasim për një gjë tjetër, 3 raundet e para, propozimi të jetë i opozitës, pikë”, tha Alibeaj.

Ndërsa Balla iu përgjigj: “Po e zgjidhëm, ramë dakord. Deri raundin e tjerë, propozimet i keni ju. Ne të tre thamë të njëjtën gjë sa herë folëm. Sillni propozimet, bëjeni si të doni ju. Nëse doni të konsultoni një emër, thoni kur. Ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri raundin e tretë.”