Autoriteti Rrugor Shqiptar pas motit të përkeqësuar ditët e fundit ka bërë të ditur se cilat janë akset më problematike në vend dhe masat që qytetarët duhet që të marrin si dhe çfarë duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë. Në njoftimin për shtyp ARRSH bën të ditur se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë, si në Skurraj-Burrel që janë pastruar menjëherë nga grupet e punës. Në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit kanë vazhduar reshjet e borës. Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi-Kuben-Vasije, në Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur qarkullimi kryhet pa probleme. Në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë kryesisht në Qafën e Qarrit, Bobshticë-Dardhë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e borës me intesitet mesatar, rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Ndërkohë në këtë njoftim Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë bore në mënyrë që të shmangin çdo lloj problematike. Ndërkohë emergjencat civile në këto qarqe ku ka reshje bore dhe shiu kanë bërë thirrje që qytetarët kryesisht gjatë natës të evitojnë lëvizjet e panevojshme për të qenë sa më të sigurtë në mënyrë që të mos ketë aksidente rrugore.

Artikulli paraprakE RËNDË NË SELANIK! SHQIPTARI VRET ME THIKË GRUAN DHE PLAGOS DJALIN
Artikulli tjetërJA SITUATA NGA BORA DHE SHIU NË SHKODËR