
Kjo është rruga e fshatit Shkozë në njësinë administrative Gjegjan të bashkisë Pukë e cila është e bllokuar si shkak i rrëshqitjes së dherave dhe reshjeve të dendura të shiut që prej 22 nëntorit të këtij viti…
Autoritetet janë vënë të lëvizje dhe po punojnë për hapjen e rrugës të fshatit Shkozë në bashkinë Pukë në mënyrë që banorët e asaj zone të kenë mundësi që të lëvizin me automjete. Ndërkohë në territorin e qarkut Shkodër vijon që moti të jetë i përkeqësuar me reshje të dendura shiu në disa zona dhe reshje bore. Në akset rrugore Tamarë-Vermosh në Malësinë e Madhe dhe Bogë-Theth vijon që të ketë reshje bore. Në këto dy segmente kontraktorët janë prezent në terren dhe po punojnë përmes mjeteve për të mbajtur të hapura të dy këto rrugë në mënyrë që banorët të mos izolohen por edhe turistët apo vizitorët vendas që duan të shijojnë këto zona të kenë mundësi të shkojnë….
Në akset e tjera rrugore të qarkut Shkodër nuk raportohen problematike ndërkohë që drejtuesit e automjeteve këshillohet që të përdorin goma dimërore dhe të jenë të paisur me zinxhirë për çdo situatë të papritur. Sa i përket furnizimit me energji elektrike një situatë problematike vijon që të jetë në njësitë Hajmel dhe Vig Mnelë të cilat janë në errësirë ende dhe pritet stabilizimi i gjendjes atje. Në zonat e tjera malore ka patur herë pas here ndërprerje të energjisë elektrike por grupet e OSHEE janë në terren duke punuar për eleminimin e çdo defekti që kryesisht vjen nga linjat e vjetra të amortizuara.