Autoriteti rrugor i veriut ka marrë masat për të përballuar dimrin dhe për ta patur nën mbikqyrje të gjitha rrugët dhe akset më problematike. Drejtori i autoritetit rrugor të veriut Spartak Tarka thotë se po lidhen kontratat me të gjithë firmat për mirëbmbajtjen e të akseve nga ato më problematiket e deri tek rrugët që kanë një gjendje të mirë.

Kjo për të përballuar reshjet e dendura të shiut që mund të jenë, rrëshqitjet e dheut apo edhe reshjet e borës.Drejtori Tarka shprehet se firmat me të cilat lidhen kontratat do të kontrollohet të gjitha dhe në rast të shkeljeve më të vogla apo një neglizhence atëherë do të ketë sanksione për t’i ndëshkuar.Menaxhimi i rrugëve të veriut nuk është një mision i lehtë për shkak të problematikave që shfaqen herë pas here.

Artikulli paraprakPANGANIKA: POLICIA NË GADISHMËRI PËR FESTAT E FUNDVITIT
Artikulli tjetërASFALTOHET URA E BARDHAJVE, BASHKIA PERGËZON FIRMEN