Në breg të Bunës për të pikturuar kalanë e Rozafës, më qëllim kontributin për aktivitetet social-kulturore për shkollat e Zadrimës. Kjo është nisma e ndërmarrë nga disa artistë italianë dhe shqiptarë, të cilët talentin e tyre e shkrinë në telajo.

Organizimi eshte realizuar nga COSPE ne Shkoder, artistet italiane te Circolo Alex Langer nga Viareggio dhe Qendres Rinore Arka. Artistet shqipare jane: Agim Kadillari, Buron Kaceli, Nikolin Ivanaj, Xhanete Kadillari, Rikarda Shestani, Ikbale Kalaja, Skender Strica. Artistet italiane jane: Celine Jourdan, Silvia Ianotta e Angelo Dionisi. Koordiinatorja e artisteve italianë Celine Jourdan, tregon për emocionet e përjetuara.

Pikturat e realizuara do të shitën në ankand në Shkodër, ditën e shtunë 21 tetor 2017, ora 18.00, pranë Qendrës Rinore Arka, ku të gjithë ju që do i merrni, duhet të ndiheni mirë pasi veç të tjerash do të ndihmoni edhe disa nxënës të shkollave rurale të ndihen të barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Artikulli paraprakKONCERT PËR 14 VJETORIN E LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërRRITET FRIKSHËM KRIMINALITETI NË EKONOMI