Me rastin e 14 vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës, shkolla e muzikës “Prenkë Jakova” ka organizuar një koncert kuartet. Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Anton Kaftalli, një datë kaq e rëndësishme historike si lumturimi i Nënë Terezës nuk kishte se si t’i shpëtonte këtij institucioni. Kuarteti është përgatitur nga mësuesit e muzikës, ndërsa prezantimi u është besuar dy nxënësve të talentuar.

Në këtë aktivitet kulturor u performuan pjesë interesante, përderisa portreti i Nënë Terezës shoqëroi gjkatë gjithë kohës të pranishmit në sallë. Nënë Tereza u shpall e “lumturuar” nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003, si simbol i ndihmës dhe respektit për më të varfërit e të varfërve, të cilëve ajo iu kushtoi tërësisht jetën, sidomos në Indi.

Artikulli paraprakTRAJNIM PËR INXHINIERËT E PYJEVE
Artikulli tjetërART PËR SHKOLLAT E ZADRIMËS