Art për solidaritet – ekspozitë dhe ankand pikturash ky ka qenë aktiviteti i cili u zhvillua në qendrën rinore Arka në Shkodër .

Artistë shqiptarë dhe të huaj janë solidarizuar dhe kanë dhuruar artin e tyre për zhvillimin e projekteve sociale . Piktoria Silvia Ianotta pohoi se ky fond do të mbështesë krijimin e laboratorëve të artit në shkollën e Zadrimës në Shkodër .

Nga ana tjetër , piktori italian Angelo Dionigi shprehu emocinin e tij nëpërmjet vargjeve që i kishte kushtuar qytetit të Shkodrës . Ekspozita e pikturave të artistëve shqiptarë dhe të huaj ka qëndruar e hapur nga 17 tetori në Qendrën Rinore Arka deri pasditen e së shtundes ku u zhvilluua dhe ankandi i pikturave .

Artikulli paraprakMISIONARJA SENSIBILIZON GRATE NE MUAJIN ROZE
Artikulli tjetërKOMEDIA BULLGARE NGRE KOLOSËT E TEATRIT NË SKENË