Sezoni i ri artistik në Teatrin “Migjeni” filloi me sukses me premierën “Tartufi” të Molierit.

Megjithatë, ky është vetëm fillimi i një sezoni të gjatë. Në vazhdim priten të ngjiten në skenë një numër i madh shfaqjesh, të cilat po përgatiten nga trupa e tij. Sipas drejtores së këtij institucioni, Rita Gjeka, komedia e estradës nuk do të mungoj në muajt në vazhdim. Ndërkohë që kalendari do të jetë i ngjeshur në dy muajt e fundit të këtij viti.

Zerudin Dokle sjell një komedi bullgare dhe ngjit në skenë kolosët e estradës shkodrane. Për shkak se trupa e teatrit do të jetë në lëvizje për shfaqjen “Tartufi” në Kosovë në datën 26 dhe në datën 2 në Preshevë, në harkun kohor të një jave nuk do të ketë shfaqje. Megjithatë, dhjetori fillon fuqishëm pasi në Teatrin “Migjeni” rikthehet edhe njëherë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, pas suksesit të “La Traviata”.

Mesatarja e shfaqjeve përgjatë këtij viti e Teatrit “Migjeni” ka qenë një shfaqje në dy ditë, një sukses ky fal punës së palodhur të trupës së këtij institucioni. Ndërkohë janari, sipas drejtores Gjeka do të ketë surpriza të tjera, të cilat pritet të zbulohen në javët në vazhdim.

Artikulli paraprakART PËR SOLIDARITET – EKSPOZITË DHE ANKAND PIKTURASH
Artikulli tjetërRAMA: FURTUNA E KAZANIT NGRIHET MBI POLICIN