Arta Marku i dorëzoi sot detyrën kryeprokurorit të ri Olsian Çela, që u votua dje nga parlamenti për të drejtuar organin e akuzës për 7 vitet e ardhshme. Ish-kryeprokurorja Arta Marku u shpreh e lumtur që detyrën ia pason ish-shokut të klasës duke besuar qe prokuroria do te ece perpara.

Drejtuesi i ri i prokurorisë u shpreh në fjalën e tij të parë në institucionin që do të drejtojë se vendi ndodhet një fazë të vështirë, pasi po përballet me një krizë për shkak të tërmetit tragjik. Çela kërkoi nga prokurorët që të jenë në lartësinë e detyrës për këtë situatë, pasi njerëzit presin drejtësi për ndertuesit abuzues. Gjithashtu ai tha se roli i prokurorisë do të jetë kryesor që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

Olsian Çela u zgjodh kryeprokuror dje ne séance plenare te Kuvendit te Shqiperise me 101 vota pro duke pasuar keshtu ne detyre ish-kryeprokuroren Arta Marku. Menjëherë pas votimit zoti Çela bëri betimin në sallë. Ai ishte i pari në listën me tre kandidatë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar parlamentit

Artikulli paraprakBASHA NË DURRËS: BANORËT JANË BRAKTISUR NGA SHTETI
Artikulli tjetërSHKODËR-KOPLIK TJETËR AKSIDENT, VDES NJË PASAGJERE