Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej komplekseve më të mëdha të dëmtuar.

Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues. “Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore.

Sipas PD, banorët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, nuk kanë asnjë përkujdesje nga bashkia dhe nuk kanë asnjë përgjigje prej saj.

Artikulli paraprakSHKODËR, KREMTOHET MESHA PËR FESTËN E SHËN KOLLIT
Artikulli tjetërARTA MARKU I DORËZON DETYRËN KRYEPROKURORIT TË RI