Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku i ka bërë thirrje kuvendit të Shqipërisë që të plotësojë sa më shpejt vakumin ligjor të krijuar për procedimin e prokurorëve që kryejnë shkelje në detyrë.

Gjatë analizës vjetore të prokurorive të Durrësit, Kavajës dhe Elbasanait, Marku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedimet dispilinore ndaj magjistratëve, ka krijuar aktualisht pamundësi veprimi.

Arta Marku: “Janë konstatuar shumë probleme gjatë ushtrimit të funksioneve primare. Një pjesë pas ankesave të qytetarëve direkte tek Prokurori i Përgjithshëm dhe një pjesë pas ankesave të qytetarëve në media dhe shfaqjes së problemeve të ndryshme në emisione të ndryshme investigative.

Funksionimi i mekanizmave disiplinorë është i domosdoshëm dhe jetik. Në mungesë të këtyre mekanizmave pavarësia nuk është asgjë tjetër vecse një mundësi e artë për abuzim.

Prandaj i bëj thirrje Kuvendit të miratojë sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimet ligjore si rezultat i vakumit që krijoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Duke përcaktuar me detaje se cilat janë llojet e shkeljeve. Po kështu i bëj thirrje kuvendit që të plotësojë dispozitën kalimtare që përcakton kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me qëllim që përvec intimit disiplinor të kenë detyrimin

për të bërë procedimin disiplinor që të shkoj me propozime konkrete për masa disiplinore përpara këshillit të lartë të prokurorisë apo këshillit të lartë gjyqësorë.

Marku pranoi se pamundësia e ndërhyrjes së Prokurorisë së Përgjithshme ndaj prokurorëve që abuzojnë është komentuar shpesh negativisht, por shtoi se shkak është mosngritja e inspektorit të lartë të drejtësisë.

Gjendjen aktuale të prokurorisë dhe vetë sistemit të drejtësisë Marku e ka cilësuar problematike, pasi siç u shpreh ajo, prokuroret veprojnë të pavarur apo të pandikuar terësisht, dhe për rrjedhojë funksionimi i mekanizmave displinore eshte i domosdoshem.

Kryeprokurorja tha se në mungesë të ketyre mekanizmave pavarësia nuk eshte asgje tjeter vecse abuzim në kurriz te qytetarëve dhe cenim i imazhit te drejtesise. Drejtuesja e organit të akuzës është shprehur se shifrat e kriminalitetit në Durrës, Kavajë dhe Elbasan janë problematike.

Artikulli paraprakAPELI I ILIR METËS: KRIZA TË ZGJIDHET LARG PAZAREVE DHE SHPËRDORIMEVE TË NDONJË NDËRKOMBËTARI
Artikulli tjetërSHPËRTHIM ME TRITOL NË LINJËN 400 KW NË LAÇ, DENONCON QEVERIA AKUZON OPOZITEN