Kur flasim për artizanatin mendja na shkon tek pëlhurat e punuara me dorë nga vajzat dhe gratë shkodrane. Një traditë kjo e trashëguar brez pas brezi. Në panairin e Artizanantit që u zhvillua në pedonalen “Kolë Idromeno” në qytetin e Shkodrës takuam Kristina Mjedën, artizanen e cila është rritur duke punuar pëlhura me dorë që në moshë të vogël.

Ajo tregon se për krijimin e një veshje, apo përfundimin e plotë të një pëlhure duhet një kohë e gjatë, ku vetëm qendisja e një luleje merr 2 orë kohë ndërsa tregon se e gjithë familja merret me këtë biznes.

Artizania Mjeda tregon se me ardhjen e demokracisë ky lloj artizanati pati një rënie për shkak të trazirave të asaj kohe.

Të preferuarat e qytetarëve shkodranë vazhdojnë të mbeten mbulesat e tavolinave me motive popullore dhe qilimat

Turistët për shkak të bagazheve që kanë preferojnë punime të vogla të cilat janë edhe praktike, si qentrot e bardha të qendisura që i tërheqin vëmendjen.

Pëlhurat e artizanatit janë të pasura me motive popullore të qendisura siç janë shqiponja 2 krenare apo edhe më ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar. Ndërsa ka edhe të tjera të cilat janë të qendisura me lule shumëngjyrëshe, për t’ju përshtatur edhe kërkesës së tregut.

Artikulli paraprakPERFUNDON TAKIMI I RAMES ME AMBASADORET
Artikulli tjetërRAPORTI, SHQIPËRIA NDOT ME PLASTIKË MESDHEUN